Lista Serbe arrinë në Kuvend

28 prill 2020 | 16:37
Në Kuvendin e Kosovës janë parë duke hyrë edhe përfaqësuesit e Listës Serbe, por ende nuk dihet nëse do të ketë ndonjë takim me përfaqësuesit e LDK-së.

Pak më parë ka përfunduar takimi ndërmjet kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa dhe atij të Nismës, Fatmir Limaj.

Në fillim të takimit Mustafa ka deklaruar se i kanë 64 vota për qeverinë e re, po ashtu edhe shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së ka pranuar se Lista Serbe do të jetë pjesë e qeverisë “Hoti”, raporton “EO”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Katër pacient me koronavirus janë shëruar ka njoftuar komuna e…