Lista Serbe e ka keqpërdorur një privilegj që u jepet pakicave nga pakoja e Ahtisarit
22 shkurt 2021
| 10:47
Profesori i qeverisjes amerikane, Ilir Ibrahimi ka thënë se Lista Serbe e ka keqpërdorur një privilegj që u jepet pakicave nga pakoja e Ahtisarit.
“Kjo jo vetëm se duhet dënuar por nuk duhet as të pranohet. Duke përdorur taktika zgjedhore, kjo listë ka arritur të lëjë jashtë përfaqsues nga disa komunitete”, ka shkruar Ibrahimi në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ai ka theksuar se nëse një manovër e tillë lejohet të bëhet praktikë normale, atëherë vendet e rezervuara për komunitete e humbin çdo kuptim.



