
Lista Serbe mbledh qytetarët për të votuar në mënyrë të organizuar, turmës i prin Zlatan Elek
12 tetor 2025
| 09:07
Një fotografi nga veriu ka ngjallur dyshime se atje serbët janë mobilizuar për të votuar.
Gazetari i T7 Çlirimtar Morina ka raportuar se në krye të turmës ishte kryetari i Listës Serbe Zlatan Elek, derisa njerëzit vazhdonin pas tij drejt qendrave të votimit.
Votuesit në mënyrë të mobilizuar, u nisën nga sheshi i Mitrovicës së Veriut.