
Lista Serbe në 2023 përfitoi 350 mijë euro të hyra nga buxheti i Kosovës
15 mars 2024
| 13:30
Lista Serbe në 2023 ka marrë hiç më pak se 315 mijë euro të hyra nga buxheti i shtetit.
Kjo është bërë me dije në raportin financiar të kësaj partie të cilin sot e publikoi KQZ-ja.
Lista Serbe po ashtu ka deklaruar edhe 1.900 euro nga të hyrat e liruara nga të hyrat e shtyra.
Kjo parti po ashtu ka deklaruar se ka pasuri afatgjatë në vlerë 3 mijë e 800 euro.
Ndërsa pasuri afatshkurtër në vlerë 255 mijë e 231 euro.
Për paga dhe benifite kjo parti ka shpenzuar 130 mijë e 481 euro në vitin e kaluar.
Për shpenzime të transportit janë ndarë 6 mijë e 143 euro.
Kurse për reklama e konferenca për media, Lista Serbe ka shpenzuar 101 mijë e 196 euro.
Gjithsej të hyrat e kësaj partie kanë qenë 316 mijë e 900 euro, teksa shpenzimet 298 mijë e 601 euro.