Lista Serbe pas vizitës se kryeministrit në veri: Kurti po provokon
03 prill 2024
| 14:22
Lista Serbe ka reaguar pas vizitës së kryeministrit Albin Kurti në veriun e Republikës së Kosovës.
“Parada e Albin Kurtit me dhjetëra automjete dhe forca speciale shqiptare të armatosura deri në dhëmbë në veriun e Kosovës është shqetësuese për serbët në Kosovë. Vizita e Kurtit në veri me formacione parapolicore mëton të destabilizojë situatën në terren dhe të shkaktojë tendsione. Është mese e qartë tashmë se me këtë vizitë, ai dëshiron të shkaktojë reagim te popullata serbe duke e prezantuar veten si viktimë në mënyrë që të mbledhë më shumë vota në zgjedhjet që po vijnë”, është thënë në reagimin e Listës Serbe.
Lista Serbe i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të reagojnë përballë siç i ka quajtur “provokimeve të tilla”.



