Lista Serbe pezullon punën në institucionet e Kosovës

25 mars 2022 | 12:43

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka bërë me dije se Lista Serbe dhe stafi serb në Gjyqësorin e Kosovës e kanë pezulluar punën në institucionet e Kosovës derisa të kthehet në postin e saj Liliana Stevanoviq, kryetare e Gjykatës Themelore të Mitrovicës, e suspenduar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës për pjesëmarrje në një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Serbët e Kosovës po protestojnë në Mitrovicë të Veriut dhe në Graçanicë afër Prishtinës, kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale serbe në Kosovë, më 3 prill.

Serbët protestojnë kundër mosmbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës U21 e zhvillon sot ndeshjen e radhës…