Liverpool – Bayern, finalja e parakohshme në Ligën e Kampionëve

17 dhjetor 2018 | 13:09

Sot, në Nyon të Zvicrës, u hodh shorti për raundin e dytë të Ligës së Kampionëve, ose siç njihet ndryshe, raundi me eliminim direkt. Pas fazës së grupeve, tashmë janë 16 skuadra, që do të vijojnë betejën mes tyre për më të mirin e Evropës. Lufta bëhet për kurorën, që e mban në tri sezonet e fundit radhazi Real Madridi. Natyrisht, edhe “Los Blancos” do të tentojnë të mos zbresin nga froni.

Goglat e shortit kanë përvijuar këto përplasje, ku spikat Liverpool-Bayern Munchen, e cila fare mirë mund të konsiderohet një finale e parakohshme e kësaj gare.

Ndeshjet e para të këtij raundi do të luhen në katër ditë; më 12, 13, 19 dhe 20 shkurt; ndërsa ato të kthimit më 5, 6, 12 dhe 13 mars.

Çiftet e 1/8 së finales

Atletico Madrid – Juventus
Schalke 04 – Manchester City
Manchester United – PSG
Tottenham – Borussia Dortmund
Olympique Lyon – Barcelona
Roma – Porto
Ajax – Real Madrid
Liverpool – Bayern Munchen

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Vushtrrisë ka një karrierë të pasur futbollistike dhe,…