Liverpool e Manchester City i bashkohen Real Madridit dhe Villarealit në gjysmëfinale

13 prill 2022 | 23:09

Skuadra e Liverpoolit ka avancuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, falë ndeshjes së parë që e fitoi në udhëtim te Benfica (3:1).

Në duelin e dytë, të zhvilluar të mërkurën mbrëma në Angli, Benfica barazoi 3:3, rezultat ky që nuk i mjaftoi për të avancuar në mesin e katër skuadrave më të mira të Championsit.

Në takimin tjetër Manchester City ka ecur tutje pas një ndeshje tejet dramatike kundër Atletico Madridit.

Sfida e sonte u mbyll pa gola 0:0 ndërsa City kualifikohet fal fitores në ndeshjen e parë me rezultat 1:0. Të kujtojmë se mbrëmë kualifikimin e kanë siguruar edhe Real Madrid e Villareal.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Studimet kanë treguar se agjërimi është shumë i dobishëm për…