Liverpooli barazon me Brightonin, Chelsea fiton ndaj Newcastelit

30 tetor 2021 | 18:36

Liverpooli ka shpërdoruar epërsinë e dyfishtë duke barazuar 2-2 në fund me Brightonin.

Mysafirët e nisën furishëm ndeshjen duke shënuar dy gola të shpejtë në Anfield.

Mysafirët reaguan me Mwepe në minutën e 41-të, duke ngushtuar epërsinë.

Në pjesën e dytë, dolën në fushë pothuajse dy skuadra tjera, me Brightonin që sulmonte vazhdimisht dhe Liverpoolin që s’mund të kapte ritmin.

Dhe kështu, në minutën e 65’, Trossard arriti që të shënojë për 2-2, që doli të jetë rezultati përfundimtar i takimit.

Chelsea e ka mundur 3-0 Newcastle Unitedin, të gjithë golat u shënuan pas minutës së 65-të.

Problem ishte zhbllokimi i ndeshjes deri në minutën e 65-të, pasi më pas Chelsea shënoi edhe dy herë deri në fund.

Mbrojtësi Recce James shënoi dy gola të bukur, derisa realizoi edhe mesfushori Jorginho.

 

Chelsea tani është lider me 25 pikë, derisa Liverpooli dhe Man City janë në pozitat dy dhe tre, me 22 pikë, respektivisht 20.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester City është befasuar në xhiron e 10 në Premierligë,…