Liverpooli e përjetëson Diogo Jotën: Ai do të jetë gjithmonë numri ynë 20

18 korrik 2025 | 12:42

Liverpooli ka shtuar një seksion të ri në faqen zyrtare të internetit si homazh për Diogo Jotën pas vdekjes së tij të parakohshme.

Më 3 korrik, Jota dhe vëllai i tij, Andre Silva, humbën jetën kur makina e tyre u aksidentua në orët e para të mëngjesit në veri të Spanjës. Pas ngjarjes tragjike, Liverpooli njoftoi se fanella me numrin 20 e Jotës do të tërhiqej menjëherë nga të gjitha nivelet, pas konsultimit me bashkëshorten e tij dhe familjen. Që nga ajo kohë, klubi ka zgjeruar homazhin edhe në faqen zyrtare.

Në seksionin e faqes ku renditet skuadra e parë e meshkujve sipas pozicioneve, një link për profilin e Jotës është përjetësuar nëntitullin “përgjithmonë”. Profili i Jotës tani përmban një homazh për sulmuesin, i cili mbyllet me fjalinë: “Ai do të jetë gjithmonë numri ynë 20”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Betimi për Drejtësi” ka siguruar dosjen e Prokurorisë Themelore në…