Liverpooli e refuzon ofertën e Bayernit për Manen
06 qershor 2022
| 11:33
Skuadra e Liverpoolit e refuzuar ofertën e parë të Bayern Munchen për Sadio Mane.
Ylli i “Reds” pritet të largohet dhe pse ka kontratë edhe për një vit me Liverpoolin. Oferta e klubit gjerman është 21 milionë funte për lojtarin, por sipas “The Times”, Liverpooli e ka refuzuar.
30-vjeçari është pjesë e Liverpoolit nga viti 2016 ku me këtë klub ka regjistruar 196 paraqitje dhe ka shënuar 90 gola.



