
Liverpooli: Fanella me numrin 20 përjetësohet për Jotan
04 korrik 2025
| 12:08
Pas vdekjes tragjike të futbollisit të Liverpoolit, Diogo Jota, klubi ka marrë vendim që fanella me numrin 20 nuk do të përdoret nga asnjë lojtar tjetër.
Ky vendim i klubit erdhi pas kërkesës që fansat e Liverpoolit ia bënë gjatë gjithë ditës, prej kur nisën lajmet se Jota vdiq në një aksident trafiku.
Jota vdiq në moshën 28-vjeçare në një aksident trafiku bashkë me vëllanë e tij Andres Silva. 28-vjeçari para dy javësh kishte mbajtur ceremoninë e dasmës, teksa la pas gruan me tre fëmijë.