
Liverpooli fiton derbin me Arsenalin dhe shkon -1 nga City
16 mars 2022
| 23:10
Liverpooli merr një fitore të madhe 2-0 ndaj Arsenalit dhe tashmë është vetëm 1 pikë larg nga Manchester City kryesues.
Skuadra e Jurgen Klopp nuk shënoi dot në fraksionin e parë, por në pjesën e dytë Diogo Joita zhbllokoi shifrat në minutën e 54-t, ndërkohë që 8 minuta më pas do të ishte Firmino që do të dyfishonte shifrat. Arsenali nuk arriti që të reagonte, ndërkohë që The Reds do të administronin më së miri ndeshjen.