
Liverpooli, gati 150 milionë euro për Isakun
Liverpooli ka kontaktuar me sulmuesin e Newcastle, Alexander Isak, në një lëvizje që mund ta bëjë lojtarin blerjen më të shtrenjtë në historinë e futbollit anglez.
Siç raportohet nga gazetari Fabrizio Romano, Liverpooli ka filluar kontaktet me suedezin për një lëvizje në merkaton e verës. Mohamed Salah tani është i lidhur me një kontratë të re dyvjeçare, ndërsa kapiteni Virgil van Dijk do të nënshkruajë një rinovim këtë javë.
Me rinovimet e dyshes së lartpërmendur, Isak mund të jetë më i prirë për t’u bashkuar me “Reds”, të cilët janë në prag të fitimit të titullit të tyre të 20-të në kampionat. Sipas “Fichajes”, Liverpooli është “i gatshëm” të bëjë një ofertë prej 150 milionë eurosh, e cila do të tejkalonte 115 milionë sterlinat që Chelsea i pagoi Brightonit për Moises Caicedo në 2023. Isak ka 24 gola dhe 6 asistime në 36 ndeshje këtë sezon dhe mund të transformojë sulmin e Liverpoolit.