
Liverpooli i shtohet garës për Wirtzin
Liverpooli ka vënë në shënjestër yllin e Bayer Leverkusen, Florian Wirtz, por nuk do të ndërmarrë hapa konkretë pa marrë fillimisht një garanci personale nga vetë lojtari.
Sipas raportimeve të fundit, “The Reds” janë të gatshëm të paraqesin një ofertë serioze vetëm nëse 22-vjeçari shpreh vullnetin për t’u larguar nga Gjermania. Deri tani, pritshmëria është që Wirtz të qëndrojë edhe një sezon te Leverkusen, me të cilët ka kontratë deri në vitin 2027.
Në garë për shërbimet e tij është edhe Bayern Munich, që i ofron mesfushorit talentuar mundësinë për të vijuar karrierën në Bundesliga, por në një klub me më shumë eksperiencë ndërkombëtare.
Bayer Leverkusen e vlerëson Wirtz me plot 150 milionë euro, një shifër që do e kthente atë në blerjen më të shtrenjtë në historinë e Liverpoolit dyfish më shumë se rekordi aktual prej 70 milionë eurosh për Virgil van Dijk në vitin 2017. Vendimtare do të jetë dëshira e lojtarit, pa të cilën klubi anglez nuk është i gatshëm të investojë në një operacion kaq të kushtueshëm.