Liverpooli ka në listë dy super yje si zëvendësues të mundshëm të Salahut

03 mars 2026 | 16:43

Liverpooli po intensifikon zyrtarisht planifikimin e pasardhësit të Mohamed Salah, me yllin egjiptian që do të mbushë 34 vjeç këtë vit.

Teksa sulmuesi hyn në vjeshtën e karrierës së tij të shquar në Anfield, “Të Kuqtë” kanë identifikuar dy objektiva të profilit të lartë nga Bundesliga për të mbushur boshllëkun pas Salah.

Sipas raportimeve nga Sky Sport Germany, kampionët aktualë të Ligës Premier po ndjekin nga afër superyllin e Bayern Munich, Michael Olise, dhe sensacionin e Leipzigut, 19-vjeçarin Yan Diomande, teksa përgatiten për jetën pas Salah.

Gjigantët anglezë kanë një traditë të gjatë të nxjerrjes së talenteve nga Bundesliga, me lojtarë si Ibrahima Konate, Dominik Szoboszlai dhe Ryan Gravenberch që kanë kaluar me sukses te ‘Anfield’.

Olise, i cili kaloi te bavarezët nga Crystal Palace, ka qenë prej kohësh në radarët e klubitt anglez. Sky Sport raportoi që në nëntor të kaluar se reprezentuesi francez po ndiqej nga “Të Kuqtë”, por një marrëveshje mbetet e komplikuar.

Raporti konfirmon se një lëvizje për Olise është shumë e vështirë, pasi lojtari nuk ka klauzolë lirimi dhe kontrata e tij shtrihet deri në vitin 2029, duke sugjeruar se Liverpool mund të duhet të kërkojë alternativa nëse Bayern refuzon të pranojë.

Nëse një transferim për Olise rezulton i pamundur, Liverpooli ka identifikuar tashmë një objektiv dytësor që po bën bujë në Gjermani.

19-vjeçari Yan Diomande ka shndërruar veten në yllin e Bundesligës këtë sezon, duke prodhuar një seri performancash që kanë tërhequr vëmendjen e elitës europiane.

Raportohet se Liverpool po e ndjek krahun e sulmit “shumë intensivisht”, teksa kërkojnë një lojtar me shpejtësi eksplozive dhe aftësi teknike të nevojshme për të riprodhuar kontributin e Salah në krahun e djathtë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokatja e Hashim Thaçit, Sophie Menegon, ka kërkuar që dëshmitari…