
Liverpooli ka të gatshme ofertën për yllin e Bilbaos
16 tetor 2025
| 12:56
Sipas mediave spanjolle, Liverpooli ka përgatitur një ofertë të madhe për të transferuar Nico Williams nga Athletic Bilbao.
Sulmuesi spanjoll është një nga objektivat kryesorë të klubit anglez, i cili synon ta bashkojë atë me Salahun, Isakun dhe Wirtzin për të krijuar një repart ofensiv spektakolar.
Megjithatë, “The Reds” nuk planifikojnë të paguajnë tërësisht klauzolën e lirimit të tij prej 90 milionë eurosh, por do të ofrojnë 75 milionë, plus bonuse.
Forma fizike e lojtarit dhe problemet muskulare mund të ndikojnë në vendimin e skuadrës baske, që ende heziton ta shesë një nga yjet e tij kryesorë.