Liverpooli konfirmon besimin për Kloppin
16 mars 2021
| 17:33
Jurgen Klopp do të vazhdojë të mbetet trajner i Liverpoolit. Mediat në Britani kanë bërë të ditur se pavarësisht rezultateve këtë edicion trajneri gjerman, do ta vazhdojë ta ketë besimin e drejtuesve të klubit.
Këtë edicion kampioni anglez pas 29 ndeshjeve të zhvilluara është në pozitën e gjashtë me 46 pikë.
Kloppi është pjesë e Liverpoolit që nga viti 2015. Ai ka kontratë me të kuqët deri në vitin 2024.
Gjatë kësaj periudhe ai te Liverpooli, ka arritur të fitoj titullin e Premier Ligës dhe Ligës së Kampionëve.