Liverpooli merr vendim për Shaqirin

06 janar 2021 | 13:15

Xherdan Shaqiri nuk do të largohet nga Liverpoolit të paktën deri në verën e këtij viti, për shkak të gjendjes së shkaktuar nga pandemia e koronavirusit dhe kriza e lëndimeve në skuadrën që drejtohet nga Jurgen Klopp.

29-vjeçari nga Gjilani ka kaluar nëpër një periudhë të vështirë në dy sezonet e fundit në “Anfield”, për shkak të lëndimeve të shpeshta, të cilat ia kanë pamundësuar të luajë mjaftueshëm. Ai i bëri vetëm 11 paraqitje në të gjitha garat për Liverpoolin sezonin e kaluar, ndërsa këtë sezon po e përjeton fatin e njëjtë, sepse i ka bërë vetëm shtatë paraqitje deri tani.

Megjithatë, Shaqiri e ka tejkaluar lëndimin e pulpës tani dhe pritet të jetë në dispozicion të trajnerit gjerman për orarin e ngjeshur të ndeshjeve në muajt në vazhdim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"Blendi" Sh.p.k me seli në Prishtinë, shpall të pavlefshme certifikatën…