Liverpooli mezi e mposhti Burnleyn

14 shtator 2025 | 17:05

Liverpooli ka shënuar fitore të vonshme në udhëtim te Burnley, në kuadër të xhiros së katërt në Ligën Premier.

Edhe pse dominuan në posedim dhe rastet e krijuara, Liverpooli assesi s’arriti t’i finalizonte aksionet, ku u nevojit një penallti e vonshme e Mo Salah për t’i arkëtuar pikët e plota.

Liverpooli pastaj mori dominimin e ndeshjes, duke pasur disa mundësi përmes Dominik Szoboszlai si dhe Ryan Gravenberch, megjithatë nuk ia dolën ta dërgojnë topin brenda rrjetës.

Për Burnley situata u vështirësua pasi Lesley Ugochukwu u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, kësisoj u përjashtua nga fusha (84’).

Kur të gjithë menduan se Burnley arriti ta fitonte një pikë, Mejbri preku topin me dorë brenda zonës, kësisoj gjyqtari akordoi penallti. Nga pika e bardhë i pagabueshëm ishte Mo Salah (90+5’).

Përndryshe, në këtë ndeshje debutoi në fanellën e Burnley edhe futbollisti shqiptar Armando Broja, që u inkuadrua në minutën e 89-të.

Liverpooli shkon në kuotën e 12 pikëve në Ligën Premier kurse Burnley zë pozitën e 17-të me tre sosh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Malisheva ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim te Gjilani,…