Liverpooli mposhti në derbi Tottenhamin  

28 janar 2021 | 23:42

Liverpooli më në fund pas disa javësh rikthehet që të fitojë në Premier League. Jurgen Klopp triumfon ndaj Mourinhos, teksa skuadra e tij mori një fitore 3-1 në transfertën kundër Tottenham.

Ishte një ndeshje që do të prodhonte shumë emocione. Son shënoi që në minutën e 3-të, pro që do të anulohej për pozicion jashtë loje. Në fundin e pjesës së parë, Firmio dërgoi topin në rrjetë pas një pasimi të Mane.

Në fillimin e së dytës, sërish Liverpool do të dyfishonte me Alexandre-Arnold. Tottenham reagoi shumë shpejt, teksa pas dy minutash rihapi ndeshjen me Hojbjerg. Në minutën e 65-të, Liverpooli sfumoi shpresat e ekipit të Mourinhos, pasi shënoi dhe golin e tretë me Mane.  Me këtë fitore Liverpooli ngjitet në vendin e katërt me 37 pikë, ndërkohë që Tottenham mbetet në të 6-tin me 33.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një mision sekret amerikan në Afrikë, për të vjedhur armën…