Liverpooli në bisedime me yllin e Leverkusenit

13 maj 2025 | 14:05

Liverpooli ka zhvilluar bisedime të avancuara me Bayer Leverkusen për të arritur një marrëveshje në lidhje me transferimin e Jeremie Frimpong nga Bundesliga në Premier League sezonin e ardhshëm.

Lajmi është konfirmuar nga “Sky sports”, që raporton se 24-vjeçari është një nga opsionet kryesore për të zëvendësuar Trent Alexander-Arnold, që do të largohet nga “Reds” për të shkuar në Madrid.

Për këtë arsye, drejtuesit e “Reds” po ndjekin seriozisht Frimpong.

Pretendohet se holandezi po planifikon gjithashtu të largohet nga Leverkusen këtë verë dhe ai ka një klauzolë lirimi prej 35-40 milionë eurosh.

Frimpong e ndihmoi Leverkusen të fitonte titullin kampion dhe Kupën sezonin e kaluar, ndërkohë që më herët ka triumfuar edhe në Skoci me Celtic.

Me fanellën e Bayer Leverkusen, lojtari ka shënuar 30 gola dhe ka dhënë 44 asistime në 190 ndeshje zyrtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasi përfundimisht Kosova ka mbetur edhe sivjet jashtë agjendës së…