Liverpooli në garë për Mbappen

28 tetor 2019 | 10:18

Kylian Mbappe duket se do të largohet nga Paris Saint Germain në fund të këtij edicioni.

Sulmuesi francez është bërë objektiv i shumë skuadrave të mëdha evropiane që duan transferimin e tij. Së fundmi garës i është futur edhe kampioni në fuqi i Evropës, Liverpool. “The Reds” ka fituar gjyqin me New Balance dhe pritet të marrë disa milionë euro dëmshpërblim. Gjiganti anglez pritet të nënshkruajë kontratë me “Nike”-n ku do të bëhet një nga skuadrat më fitimprurëse në botë. Kjo ka bërë që Liverpooli të interesohet për transferimin e francezit Mbappe dhe “Nike” mund t’i ndihmojë në këtë drejtim.

Liverpooli është gati të shpenzojë rreth 300 milionë euro për transferimin e francezit në “Anfield”.

Gjithsesi ky transferim nuk do të jetë i lehtë pasi në garë për lojtarin janë edhe skuadra të tjera të mëdha si Real Madrid, Manchester United, Juventus e Barcelona.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni…