Liverpooli në garë për Mbappen

27 tetor 2019 | 13:58

Kylian Mbappe duket se do të largohet nga Paris Saint Germain në fund të këtij edicioni. Sulmuesi francez është bërë objektiv i shumë skuadrave të mëdha evropiane, që duan transferimin e tij.

Së fundmi garës i është futur fuqishëm edhe kampioni në fuqi i Evropës, Liverpool. “The Reds” kanë fituar gjyqin me New Balance dhe pritet të marrin milionë euro dëmshpërblim. Gjiganti anglez pritet të nënshkruajë kontratë me Niken ku do të bëhet njëra nga skuadrat më fitimprurëse në botë.

Kjo ka bërë që Liverpooli  të interesohen për transferimin e francezit Mbappe dhe “Nike” mund t’i ndihmojë në këtë drejtim. Liverpool është gati të shpenzojë rreth 300 milionë euro për transferimin e francezit në “Anfield”. Gjithsesi ky transferim nuk do të jetë i lehtë pasi në garë për lojtarin janë edhe skuadra tjera të mëdha si Real Madrid, Manchester United, Juventus e Barcelona.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti,…