Liverpooli nuk ka të ndalur, barazon edhe një rekord

24 shkurt 2020 | 23:31

Liverpooli e ka bërë edhe një hap drejt titullit të kampionit në Premier Leaguen e Anglisë. Liverpooli të hënën mbrëma fitoi 3:2 ndaj West Ham Unitedit, në ndeshjen e fundit të xhiros së 27-të.

Me këtë triumf Liverpooli ka barazuar rekordin për më së shumti fitore rresht në kampionatin anglez. Për Liverpoolin ishte fitorja e 18-të rresht, sa i kishte edhe Manchester City nga gushti deri në dhjetor të vitit 2017. Liverpooli po ashtu ka barazuar rekordin për më së shumti fitore si vendas në kampionatin anglez. Ishte fitorja e 21-të rresht për Liverpoolin, ndërsa ka barazuar rekordin që e mbante vet, nga viti 1972.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi 1:1, ndërsa në të dytën u shënuan edhe tre gola tjerë. West Hami kaloi në epërsi 2:1 në minutën e 54-t kur shënoi Pablo Fornals. Shifrat në 2:2 u barazuan në minutën e 68-të, kur realizoi Mohamed Salah. Ndërkohë golin e fitores e shënoi Sadio Mane në minutën e 81-të.

Liverpooli prinë në tabelë me 79 pikë, plot 22 më shumë se Manchester City. Pritjet së gjatë të Liverpoolit për titull të Anglisë po i vjen fundi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtari i mirënjohur, Osman Imeraj, është duke punuar në projektin…