
Liverpooli nuk lejon befasi ndaj Milanit, Reali mposhti Interin
15 shtator 2021
| 22:53
Ndeshja mes Liverpoolit dhe Milanit ishte një dramë e vërtetë ku në fund fituese doli skuadra angleze me rezultat 3-2. Golashënues për “Reds” ishin Tomori (autogol), Henderson dhe Salah, kurse për mysafiret shënuan Rebiq dhe Dias.
Një tjetër ndeshje mjaftë interesante ishte edhe ajo mes Interit dhe Real Madridit, ku fituesi i ndeshjes u vendos në minutën e fundit. Rodrygo realizoi golin e fitores për Realin.
Në ndeshjen Manchester City- RB Leipzig u realizuan nëntë gola. City e fitoi sfidën me rezultat 6-3.
Ndërkohe yjet e PSG-së janë ndalur nga Club Brugge, me rezultat 1-1.
/Epoka e re/