Liverpooli nxjerr në shitje Shaqirin dhe tre futbollistë të tjerë

14 mars 2021 | 19:02

Liverpooli në afatin kalimtar të verës do të jetë i hapur të negociojë me klubet e tjera për disa futbollistë si Xherdan Shaqiri, Matip, Origi dhe Chamberlain.

Sipas mediave angleze, trajneri Jurgen Klopp nuk është i kënaqur me futbollistët në fjalë dhe ka vendosur që t’i vë në shitje. Xherdan Shaqiri, mesfushori kosovar që në “Anfield” erdhi në vitin 2018 me “Të Kuqtë”, fitoi Ligën e Kampionëve, Premierë Ligën, Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës për klube.

Futbollisti nga Zhegra, sipas të gjitha gjasave, do të ndërrojë ambient në afatin kalimtar të verës, pas tre vjetëve të kaluara në “Anfield”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili është edhe…