
Liverpooli ofron dy futbollistë për Osimhenin
20 qershor 2025
| 12:37
Kamioni i ri i Premier Ligës, Liverpooli është gati të futet seriozisht në “ankandin” për transferimin e Victor Osimhen, raporton “Mediaset”. “Reds” po mendon përfshirjen e dy lojtarëve për të ulur klauzolën e nigerianit.
Në tryezë janë kartonët e Darwin Nunez, i lidhur prej javësh me Napolin, dhe Federico Chiesa, profil shumë i pëlqyer nga drejtuesit napolitanë. Një ofertë që Napoli po e vlerëson me kujdes. Osimhen ka refuzuar ofertat milionëshe që kanë ardhur nga Arabia Saudite, në veçanti nga Al Hilal i Inzaghit, klub i gatshëm të ofronte 75 milionë eurot e parashikuara nga klauzola e largimit e vendosur nga De Laurentiis.