Liverpooli përmbysi Tottenhamin (video)

27 tetor 2019 | 19:31

Skuadra e Liverpoolit e ka fituar me përmbysje derbin ndaj Tottenham Hotspur (2-1).

Në minutën e parë të ndeshjes, “Spurs” kaluan në epërsi me golin e Harry Kane. “Reds” u kthyen në lojë në minutën e 55-të, kur Jordan Henderson realizoi për 1-1. Në minutën e 75-të, Mohamed Salah nga penalltia e vulosi fitoren e Liverpoolit.

Skuadra e Jurgen Klopp renditet në pozitën e parë me 28 pikë, kurse Tottenhami zë vendin e njëmbëdhjetë me 12 pikë.

/Epoka e re/  

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KB Rahoveci ka konfirmuar se trajner i ri i skuadrës…