
Liverpooli prezanton Kerkezin
Mbrojtësi Milos Kerkez është futbollisti më i ri i skuadrës së Liverpoolit. Kampioni i Anglisë, të enjten e ka prezantuar 21-vjeçarin, me të cilin ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2028.
Kerkez i është bashkuar Liverpoolit nga skuadra e Bournemouthit për 45 milionë euro, ndërsa ka thënë se ndihet shumë i lumtur që karrierën do ta vazhdoj në “Anfield Road”.
Reprezentuesi i Hungarisë, sezonin e fundit tregoi paraqitje të mira në Premier Ligë, ku në 38 ndeshje të luajtura shënoi 2 gola dhe bëri 6 asistime. Para se të transferohet në Angli në verën e vitit 2023, Kerkez ka luajtur edhe në Holandë, te skuadra e AZ Alkmaarit. Kerkez bëhet përforcimi i tretë i kësaj vere tek Liverpooli pas Florian Wirtzit e Jeremie Frimgpongut që u transferuan nga Bayer Leverkuseni.