Liverpooli shkatërroi Leedsin

23 shkurt 2022 | 22:44

Liverpool ka arkëtuar pikët e plota në shtëpi ndaj Leeds United, për t’iu afruar Manchester Cityt në kreun e tabelës.

“Reds” triumfuan me rezultat të thellë 6:0. Mohamed Salah kaloi Liverpoolin në epërsi pas vetëm 15 minutave duke shënuar nga pika e bardhë (15′).

Tutje, egjiptiani asistoi për Joel Matip që shënoi nga afërsia (30′), ndërsa vetëm pesë minuta më vonë, Salah gjeti sërish golin përsëri nga penalltia (35′).

Ndërkohë, 10 minuta pa përfunduar koha e rregullt, Sadio Mane u përkujdes për golin e katërt pas një asistimi të Henderson (80′).

Mane nuk u ndal me kaq dhe shënoi edhe në fund për të shtuar edhe më shumë epërsinë (90′), derisa fitoren e vulosi Van Dijk në kohën shtesë (90+3).

Me këtë fitore, Liverpool i afrohet Man Cityt në vetëm tre pikë distancë, duke mbledhur 60 pikë, derisa Leeds qëndron në pozitën e 15-të me 23 sosh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tetëdhjetë minuta iu deshën Manchester Unitedit të shënon gol në…