Liverpooli synon transferimin e dy yjeve të Premier Ligës

28 gusht 2025 | 16:29

Liverpooli thuhet se është i përgatitur të përfundojë nënshkrimet e Alexander Isak dhe Marc Guehi para se të mbyllet afati kalimtar i transferimeve të verës.

Sipas gazetarit Florian Plettenberg, Reds kanë arritur tashmë marrëveshje me të dy lojtarët, por marrëveshjet po pezullohen ndërsa Neëcastle United dhe Crystal Palace kërkojnë zëvendësues të përshtatshëm.

Liverpooli mbetet i duruar, i bindur se të dy transferimet do të finalizohen sapo të adresohen këto boshllëqe.

 

Me Isakun që po shtyn përpara për t’u larguar dhe Guehin e hapur për një transferim, klubi nga Merseyside është optimist për të siguruar dy lojtarë kyç për të forcuar skuadrën përpara fazës së fundit të sezonit të ri.

Transferimi i sulmuesit suedez mund t’i kushtoj Liverpoolit mbi 130 milionë euro, ndërsa i mbrojtësit anglez rreth 50-60 milionë euro.

Reds këtë verë deri tani kanë kompletuar edhe transferimit e Jeremie Frimpong, Florian Wirtz, Milos Kerkez dhe Hugo Ekitike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka njoftuar se është takuar…