Liverpooli tregon forcën ndaj Cityt (video)

10 nëntor 2019 | 19:35

Liverpooli është i pandalshëm, skuadra e Jurgen Klopp ka mposhtur rivalët e Manchester Cityt me rezultatin 3-1 në “Anfield”, një rezultat që i jep tetë pikë avantazh në nga kampionët në fuqi në renditjen e Premier Ligë.

Ndeshja nisi në mënyrë krejt kaotike teksa lojtarët e Manchester Cityt ishin akoma duke protestuar për një penallti të padhënë në favor të tyre pas një prekje të topit me dorë nga Alexander-Arnold kur Fabinho ka shënuar golin e avantazhit për vendasit në minutën e 6’. Mesfushori brazilian ka lëshuar një predhë nga distanca duke mposhtur Bravon.

Mohamed Salah ka shënuar golin e dytë pak minuta më vonë pas një aksioni tipik të Liverpool. Dy topa të gjatë kanë vendosur egjiptianin në një pozitë tepër të mirë shënimi dhe ai nuk ka gabuar duke shënuar me kokë.

City nuk kishte qetësinë mendore për të reaguar dhe pas pushimit erdhi goli i tretë i shënuar nga Sadio Mane me kokë pas krosit të Henderson. Miqtë nuk dorëzohen dhe madje rrisin nivelin e tyre të lojës duke sulmuar me agresivitet të madh.

Qytetarët gjejnë golin e parë të sfidës me Bernardo Silvan, portugezi ka shënuar një gol të bukur me të parën. City ka një je shpresë dhe ruan intensitetin e lartë duke sulmuar në çdo moment të mundshëm skuadrën e Liverpool, që pas golit të pësuar sikur është tërhequr pak dhe duket e frikësuar. Megjithatë, dy gola avantazh janë shumë dhe The Reds kanë menaxhuar të ruajnë diferencën duke marrë një tore të madhe.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Prof. Ass. Dr. Sabri Kiçmari, Profesor në Fakultetin Filozofik…