Liza Gashi emërohet zëvendësministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës

02 qershor 2021 | 14:52

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka emëruar Liza Gashin zëvendësministre të Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Gashi ishte zëvendësministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës edhe në Qeverinë Kurti I.

Kryeministri e ka uruar Gashin për pozitën e re dhe i ka dëshiruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mark Van Bommel është emëruar trajner i ri i Wolfsburgut.…