LJUPÇO GIORGIEVSKI DHE BRANKO CRVENKOVSKI, PSE HESHTNI PËRBALLË SULMEVE KUNDËR ALI AHMETIT, THEMELUESIT DHE INTEGRUESIT EUROATLANTIK MODERN TË MAQEDONISË SË VERIUT

29 tetor 2025 | 14:19


Ismet Sylejmani

Ish-Kryeministri i Maqedonisë së Veriut e Kryetari i VMRO-së Ljupço Giorgievski dhe Kryetari i LSD-së Branko Cervenkovski janë dy nënshkruesit e gjallë të Marrveshjes së Ohrit në Ohër dhe Themeluesi e Kryekomandanti i UÇK-së Ali Ahmeti, nënshkruesi i gjallë i Marrveshjës së Ohrit, në Selinë e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK- së në Shipkovicë!

Ndonëse nga viti 2001 kanë kaluar mbi 24 vite, nga lufta që u zhvillua në Maqedoninë e Veriut, atëherë kur në truallin e saj luftohej në mes të UÇK-së dhe ushtrisë e policisë shtetërore të IRJM-së, ngjarjet që kanë pasuar, janë zhvilluar në të mirë të njërës nga ish-gjashtë republikat e Federatës së Jugosllavisë!

Ljupço Giorgievski e Branko Crvenkovski, por edhe të tjerë të gjallë me funksione të larta shtetërore në Maqedoninë e Veriut, e dinë fare mirë, se roli i Ali Ahmetit, për krijimin dhe themelimin e Maqedonisë moderne të Veriut, është rol historik dhe si i tillë nga shteti duhet të nderohet e të respektohet e jo të përbuzet dhe të denigrohet, sikur po ndodhë në epokën e Hristijan Mickoskit!

Është meritë e Udhëheqësit Ali Ahmeti, që nuk lejoi që Maqedonia e Veriut të rrëshqiste drejt gjakderdhjes së madhe si në Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë e Kosovë dhe të bëhej i pamundur pajtimi dhe bashkjetesa normale njerëzore demokratike!

Shihet qartë se ashtu sikur e deklaroi edhe integristi infamshëm AA në konferencën e parë të shtypit në Selinë e BDI-së, pas zgjedhjeve të 19 Tetorit 2025, se drejtuesit e ish-Jugosllavisë, në të kaluarën e kanë quajtur me epitete nacionalist, iredentist e separatist edhe tash drejtuesit e Maqedonisë së Veriut të vitit 2024 e 2025 e quajnë të korruptuar e të kriminalizuar!

Gjatë vitit 1981 etiketat kundër Ali Ahmetit ishin për ta dënuar e burgosur e ndoshta edhe për ta likuiduar, kurse në vitin 2024 e 2025 janë për ta izoluar e për ta mundur me konkurencë jolojale, për ta poshtruar e duke ia vjedhur votat e zhantazhe zgjedhore, me bllokada të ardhjes së votuesve shqiptar nga diaspora që votojnë për Liderin e madh kombëtar të popullit shqiptar Ali Ahmeti!

Në këto kushte kur Ali Ahmeti goditet me ashpërsi të madhe nga VMRO, dhe goditet me heshtje nga LSDM, do të duhej të ishte urgjente të thyhet heshtja nga dy figurat e gjalla të e mëdha, të politikës aktive në Maqedoninë e Veriut, ish Kryeministri Ljupço Georgevski dhe ish-Kryetari i LSDM-se, me vinë Kryeministër e President i Maqedonisë së Veriut, Branko Crvenkovski!

Udhëheqësi i popullit, Atdheut dhe Kombit Ali Ahmeti, ka dhënë prova me fakte të padiskutueshme se bashkë me faktorin nërkombëtar e në veçanti më përfaqësuesin e SHBA-së James Pardew dhe François Léotard përfaqësues i BE-së e Pieter Faith- Përfaqësues i Posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s , me kurorën Marrveshjen e Ohrit është themeluesi modern i Maqedonisë së Veriut!

Zotrinjë LJUPÇO E BRANKO, deklarohuni, flisni, mos heshtni, e vërteta është në anën e Ali Ahmetit dhe të popullit shqiptar që jeton në trojet e veta autoktone!
Komandanti e Udhëheqësi shqiptar Ali Ahmeti meriton nderimin e udhëheqjes maqedone e jo përbuzjen, sepse nuk është fajtor as nuk mban asnjë përgjegjësi që e ka deklaruar botërisht se Maqedonia aq sa është maqedonëve, po aq është edhe e shqiptarëve!

Në të kaluarën në IRJM ka qenë ndryshe, kurse tash është ndryshe, sepse lufta e armatosur çlirimtare e UÇK-së, për bashkjetesë me dinjitet, të barabartë e me angazhim maksimal për mirëqenie të përbashkët, për shtet demokratik e të integruar me platformë euroatlantike, në NATO e BE, ngase tashmë të gjithë e dijmë se Tetova, Gostivari, Likova-Kumanova, Çairi, Saraji, Zhelina, Harqaqina, Bogovina, Dibra, Kërçova, Struga, Manastiri, Çashka,Dollneni e shumë të tjera gjithmonë do të drejtohen nga shqiptarët, sepse kështu ka vendosur zoti dhe prandj kështu voton edhe populli!

Prishtinë, 29 Tetor 2025!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kryeqytetin e Francës, në Paris, kryeministri në detyrë, Albin…