Lladrovci me bashkëshorten dhuruan gjakë për 8 mars

08 mars 22:00

Gjatë ditës, Lladrovci ka marrë pjesë në disa aktivitete që janë mbajtur në Drenas me rastin e “Ditës së gruas”.

Fillimisht, ai ka vizituar gratë në panairin e mbajtur në Sheshin e Qytetit “Fehmi e Xhevë Lladrovci” në Drenas, gjatë prenzantimit të produkteve ushqimore tradicionale dhe në ekspozitën e punimeve artizanale, ku me këtë rast theksoi se mbështetja dhe përkushimi i tij do të jetë i vazhdueshëm në realizimin e synimeve të tyre.

Pastaj, ai ka marrë pjesë në kampanjën “Dhuro gjak për nënat” në QKMF, ku ka dhuru gjak së bashku me bashkëshorten dhe vajzën e tij, si dhe stafin komunal.

Në fotografitë e publikuara, Lladrovci bashkë me bashkëshorten e tij, shihen duke dhuruar gjak në QKMF në Drenas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka kërkuar nga Rumania njohjen…