“Lladrovci do ta mundte këdo tjetër, por Hajdarin e ka vështirë”

30 korrik 2025 | 21:42

Analisti politik, Rrahman Paçarizi, ka thënë se pret garë interesant në Drenas në zgjedhjet lokale mes Petrit Hajdarit të PDK-së dhe kryetarit aktual, Ramiz Lladrovcit, i cili sot njoftoi se do të garojë me partinë e tij të re, PDKRLl.

Paçarizi tha se Lladrovci nuk është gurë lehtë i menjanueshëm, por sipas tij, edhe kandidati i PDK-së, Petrit Hajdari, është shumë serioz.

“Mendoj që këdo tjetër do ta mundte pa asnjë problem, por Petrit Hajdari është një kuadër i përgatitur. Mendoj që përveç Petrit Hajdarit, vështirë se dikush tjetër do ta kishte sfiduar Lladrovcinç.

“Tash gara është serioze pasi Petrit Hajdari është një person kualitativ, një person të cilin e njohin, ka një familje që ka qenë pjesë UÇK-së”, tha Paçarizi në Rubikon në Klan Kosova.

Tutje, ai u shpreh se si familja e Lladrovcit, ashtu edhe familja e Hajdarit i kanë dhënë shumë vendit, prandaj sipas tij, në këtë kuptim nuk është lehtë të luftohet kandidati i PDK-së.

“Është garë cilësore sepse Lladrovci është dëshmuar i suksesshëm, sidomos në punë të transparencës, barazisë gjinore, ka qenë i guximshëm gjatë operimit të tij në komunë, por nuk ia lë mangut aspak as Petrit Hajdari”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ciklin e emisioneve “Heshtja që vret – Klithma e…