
Lladrovci: Do t’i mposhti bedelët me letra e pa letra, PDK gjithmonë
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovi, ka reaguar ndaj lajmit se sot zyrtarët e lartë të PDK-së nga kjo komunë i kanë dhënë mbështetje kandidatit të PDK-së për kryetar të Drenasit, Petrit Hajdarajt.
Ai është shprehur i bindur se në zgjedhjet e 12 tetorit do të dalë fitues.
Lladrovci ka shkruar në në “Facebook” se ka qenë, është dhe do të jetë PDK.
“Qytetarë të nderuar, pas shumë mesazheve për veprim ndaj situatës së krijuar me postime të porositura, kërkoj nga të gjithë qetësi dhe dashuri. Bedelët me letra e pa letra me ndonjë përjashtim, në zgjedhjet e kaluara ishin bashkë kundër meje. I munda dhe i mundi sërish. PDK dje, PDK sot, PDK gjithmonë. Tash dolën publikisht dhjetëshja e parë, qytetarët ua shohin fytyrat por edhe ua dinë veprat, asnjë maskë nuk do ti ndihmojnë. Me qytetarët do t’ua tregojmë vendin, keqbërësve dhe bedelëve. Vazhdojmë, +4!”, ka shkruar Lladrovci.