“Lladrovci e ndërroi gëzofin, por Drenasi mbetet shtyllë e pathyeshme e PDK-së”

15 gusht 2025 | 22:45

Dega në Drenas e Partisë Demokratike të Kosovës ka thyer heshtjen lidhur me shkëputjen e Ramiz Lladrovcit, në garat elektorale të 12 tetorit.

Përmes një reagimi zyrtar, PDK-ja në Drenas thotë se vendosja në zyre të reja e partisë vjen si rezultat i qëllimeve përçarëse të Ramiz Lladrovcit.

Dega e partisë pretendon se njerëzit e Lladrovcit kanë demoluar dhe dëmtuar zyret e PDK-së në Drenas, duke e akuzuar të njëjtin se po bën provokime, shkruan IndeksOnline.

“Partia Demokratike e Kosovës asnjëherë që nga paslufta nuk ka pasur probleme në Drenas në aspektin politik. PDK e ka përkrahur z. Lladrovci në tri gara elektorale, por PDK është më e madhe se cdo individ dhe kur i nënshtrohesh garës, duhet ta pranosh rezultatin.

Themeluesi i Iniciativës së ndarjes nga PDK-ja, si anëtar i Këshillit Drejtues, e ka votuar edhe vetë propozimin që kryesia qendrore të votojë për kandidatët e komunave me ushtrues detyre. E ndërroi gëzofin, sepse s’po e kapërdin dot rezultatin” thuhet mes të tjerash në reagimin e partisë.

Ky është reagimi i plotë:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka lëshuar një deklaratë të fortë…