Lladrovci: Kisha pasur dëshirë që Konjufca sot ta marrë mandatin e kryeministrit

19 nëntor 2025 | 22:07

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova u shpreh se në situatën në të cilën jemi, do të dëshironte që Glauk Konjufca ta merrte mandatin e kryeministrit.

Ai tha se pas kësaj do të shkohet në zgjedhje të parakohshme, siç u shpreh ai, në dhjetor ose në fillim të janarit.

“Unë nuk kam dëshirë shumë ta analizojë Vetëvendosjen. Glaukun e kam miq, ne kemi miq pavarësisht në cilin subjekt janë dhe askush s’mund të na mohojë se kemi miq”.

“Në këtë situatë, kisha pasur dëshirë që Glauku sot ta marrë mandatin e kryeministrit, por ja që partitë politike opozitare kanë vendosur ndryshe dhe ne po besoj që po shkojmë shumë shpejt në zgjedhje të parakohshme, në dhjetor apo në fillim të janarit. E vendos presidentja pas konsultimeve me partitë politike”.

“Por, mungesa e qeverisë dhe mungesa e konstituimit të parlamentit është dëm i madh, sidomos në këtë situatë që po kalon Kosova”, u shpreh Lladrovci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me të dështuar votimi për Qeverinë Konjufca 1, Albulena Haxhiu…