Lladrovci: Kontributi i Haradin Balës dhe familjes së tij do të kujtohen ndër breza

31 janar 2019 | 18:34

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, mori pjesë në Akademinë përkujtimore, kushtuar Haradin Balës, në të cilën ka theksuar kontributin e tij dhe të familjes Bala për çlirim.

Kryetari Lladrovci ka theksuar se së shpejti në Drenas, në shenjë nderimi për Haradin Balën, do ta pagëzojnë edhe një rrugë.

Ja postimi i Ramiz Lladrovcit në rrjetin social:

Akademia përkujtimore në njëvjetorin e vdekjes së Haradin Balajt, ishte rast të ritheksoja vlerat e kësaj familjeje me dëshmi dhe përkushtim, me traditë, nga babai i Haradinit, Selmani dhe vëllai Abedini, të cilët në kohërat më të vështira i dolën zot vendit.

Drenica ka dhënë shumë kontribut për rezistencë dhe luftë të armatosur deri në çlirim, kontributi i Haradin Balës dhe familjes së tij, do të mbesin të paharrueshme ndër breza.
Së shpejti, në Drenas, do ta pagëzojmë një rrugë me emrin Haradin Bala, si shenjë respekti ndaj tij.

Lavdi jetës dhe veprës së Haradin Balës!

Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!”

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Doktori i famshëm, Stewart Adams ka ndërruar jetë në moshën…