Lladrovci mbushi sallën më të madhe në Drenas: Vazhdojmë edhe katër

13 shtator 2025 | 23:23

Kryetari aktual i Drenasit, njëherësh kandidat edhe për një mandat, Ramiz Lladrovci, është i nderuar me numrin e madh të pranishmëve në hapjen e fushatës zgjedhor “Për Drenasin Kampion”.

“Ju falënderoj për praninë dhe energjinë pozitive të cilën mund ta krijojnë vetëm qytetarët kampion. Ne zgjodhëm sallën më të madhe në komunë për tubime publike, por, as ajo nuk arriti t’i zinte të gjithë qytetarët e interesuar për të marrë pjesë në hapjen solemne të fushatës tonë zgjedhore”.

“Faleminderit, faleminderit, 101 herë faleminderit, vazhdojmë edhe katër!”, ka shkruar Lladrovci në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Afaristi në Gjermani, Shahin Dervishaj, ka postuar një fotografi në…