Lladrovci: Me qytetarët do t’ua tregojmë vendin bedelëve

29 korrik 2025 | 16:40

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar sërish rreth situatës së krijuar në këtë komunë pas vendimit të Kryesisë s PDK-së që kandidat për kryetar komune në zgjedhjet lokale do të jetë Petrit Hajdari, i cili po merr përkrahje nga zyrtarë të PDK-së.

Lladrovci ka thënë se bedelët me letra e pa letra me ndonjë përjashtim, në zgjedhjet e kaluara ishin bashkë kundër të tij, edhe tash sipas tij, do t’i mund sërish.

“Qytetarë të nderuar. Pas shumë mesazheve për veprim ndaj situatës së krijuar me postime të porositura, kërkoj nga të gjithë qetësi dhe dashuri. Bedelët me letra e pa letra me ndonjë përjashtim, në zgjedhjet e kaluara ishin bashkë kundër meje. I munda dhe i mundi sërish. PDK dje, PDK sot, PDK gjithmonë. Tash dolën publikisht dhjetëshja e parë, qytetarët ua shohin fytyrat por edhe ua dinë veprat, asnjë maskë nuk do ti ndihmojnë. Me qytetarët do t’ua tregojmë vendin, keqbërësve dhe bedelëve. Vazhdojmë, +4!”, ka shkruar Lladrovci në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi,…