Lladrovci: Memli Krasniqi është dashur të japë dorëheqje

15 tetor 2025 | 19:11

Para se të shkojë simbolikisht në zyrën e PDK-së ashtu siç kishte paralajmëruar, kryetari aktual i Komunës së Drenasit dhe fituesi i zgjedhjeve në këtë komunë pa balotazh, Ramiz Lladrovci, ka thënë se fitorja e tij do ta disiplinojë PDK-në dhe të gjitha partitë në Kosovë.

Lladrovci ka theksuar se PDK-ja e tanishme nuk është siç ishte kur në krye të saj ishin udhëheqësit që tani gjenden në Hagë, derisa sipas tij, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi do të duhej të jepte dorëheqje.

“Unë jam i gatshëm t’ia shtrijë dorën gjithsecilit, si partia e liderëve tanë, partia shtet-ndërtuese e shtet-themeluese, parita e lirisë me vazhdu me qenë qysh e kanë lënë liderët tanë jo ashtu siç kanë vendosë me udhëheqë disa liderë të ri të cilët e kanë keqpërdorë rëndë besimin e logos, besimin e qytetarëve kudo që janë përkrahës të PDK-së. Ne do t’ia kthejmë dinjitetin ngadalë, sigurisht do të ndjekim cdo procedurë. E drejtë morale e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka qenë të jap dorëheqje”, deklaroi para mediave Lladrovci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nasim Haradinaj ka folur për rrugëtimin nga Kosova drejt Hagës…