Lladrovci: Në orën 18:30 shkojmë në zyrat e PDK-së në Drenas

15 tetor 2025 | 12:59

Kryetari i Drenasit,  Ramiz Lladrovci, i cili në zgjedhjet e së dielës ka dalë fitues me listën e tij “Për Drenasin Kampion”, ka ftuar qytetarët dhe mbështetësit e strukturat e tija që të festojnë për fitoren.

Ai nëpërmjet një postimi në “Facebook” ka bërë me dije se në orën 18:30 do të shkojnë të zyrat e PDK-së në Drenas.

Postimi i plotë:

Qytetarë të dashur,

Me ndjenjën më të lartë të përgjegjësisë njerëzore, institucionale e morale, shpreh respektin e thellë dhe falënderimin për çdo qytetar i cili kontribuoi që zgjedhjet në komunën tonë të zhvillohen në mënyrë shembullore.

Megjithëse jemi në pritje të zyrtarizimit të rezultateve, kjo nuk na pengon të kemi një koktej për fitoren, jo vetëm fitore “Për Drenasin Kampion”, por fitore të qytetarëve krenarë e me integritet, të cilët kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm para, gjatë dhe pas luftës çlirimtare dhe shtetndërtim.

Me kandidatet dhe kandidatët për Kuvend me anëtarët e Shtabit zgjedhor, do të takohemi bashkë në zyrat ku ishim vendosur përkohësisht dhe së bashku, në ora 18:00, ndërsa rreth orës 18:30 do ta hapim simbolikisht zyrën ku ishte selia e Degës së PDK-së në Drenas, zyrë e cila me vite ka qenë burim i fitoreve.

Ftoj të gjithë anëtarët e Shtabit zgjedhor “Për Drenasin Kampion” të cilët me përkushtim të jashtëzakonshëm e sollën fitoren meritore, të vazhdojnë angazhimin dhe japin kontribut me të gjitha mundësitë për fitore në degët e PDK-së të cilat janë në balotazh.

Ky koktej nuk është përjashtim për ata që mendojnë ndryshe, as demonstrim i arrogancës së fitores, thjeshtë, është kthim te ambientet nga të cilat kishte dhe do të ketë vetëm fitore, me qytetarin e komunës së Drenasit në qendër dhe vizionit të heronjve tanë të luftës dhe paqes.

Krenar me qytetarët kampionë të zemrës së Kosovës. Fitorja e qytetarëve të Drenasit, është fitore e madhe! Faleminderit!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anglia është bërë kombëtarja e parë evropiane që siguron kualifikimin…