Lladrovci në tubimin masiv në Dobroshec: Vazhdojmë edhe katër!

03 tetor 2025 | 22:19

Në tubimin e mbajtur në Dobroshec ku ishin të pranishëm edhe qytetarët e Godancit, Ramiz Lladrovci, ka prezantuar disa nga 101 arsyet “Për Drenasin Kampion”, së bashku me disa nga kandidatët e Listës për Kuvendin e Komunës.

Postimi i z. Lladrovci në fb:

Qytetarët e Dobroshecit e Godancit morën pjesë në tubimin zgjedhor, ku së bashku me Donika Prenkun dhe kandidatët e Listës “Për Drenasin Kampion”, prezantuam disa nga 101 arsyet për të votuar më 12 tetor, për të vazhduar qeverisjen e mirë, transparente e llogaridhënëse.

Arritjet tona, në arsim, shëndetësi, infrastrukturë dhe fushat tjera, me administratë efikase dhe në shërbim të qytetarit, kanë gjetur përkrahje e vlerësim nga institucionet vendore e ndërkombëtare. Ne jemi mirënjohës, sepse, me këto vlerësime, kemi sjellë edhe mbi gjashtë milionë euro investime për projektet kapitale.

Ne nuk presim pranim apo mirënjohje nga keqbërësit apo nga bedelët për punën tonë, sepse, ata kanë syze të zeza dhe Drenasin e shohin si hapësirë për uzurpim, hapësirë për keqpërdorim, korrupsion e interesa private. Ne këtyre tendencave të keqbërësve ua kemi bërë të pamundur qasjen gjatë qeverisjes së mirë me qytetarët. Kështu do të jetë edhe në mandatin që na pret.

Për ata që shpifin e dezinformojnë për arritjet e Komunës së Drenasit dhe qeverisjes time, ju them se ju njohim, e keni traditë, po e tregoni fytyrën tuaj të vërtetë dhe fitoren me 101 arsye, nuk mund ta ndalni.

Vazhdojmë edhe katër!

https://www.facebook.com/share/p/1AhozBtyZC/?mibextid=wwXIfr

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, në një intervistë…