Lladrovci paralajmëron fitore të reja: Drenasi do t’ju dalë ‘kapuç me mangë’
Kryetari i zgjedhur i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë një paralajmërim në mesnatë përmes një postimi në “Facebook”, duke lënë të kuptohet se në këtë komunë priten zhvillime të reja politike apo shoqërore.
Në postimin e tij, të shoqëruar me një fotografi, Lladrovci ka shkruar se Drenasi do të përballet me “beteja të reja”, të cilat sipas tij do të mbështeten në parime dhe vlera që synojnë të tashmen dhe të ardhmen e qytetit.
“Drenasi do t’ju dalë kapuç me mangë… do të ketë beteja të reja, beteja të cilat do të kenë parime dhe vlera, për sot e për nesër. Do të shkruhet edhe një histori në Dhjetorin që po vije, edhe një fitore”, ka shkruar Lladrovci.
Megjithatë, ai nuk ka dhënë detaje të tjera se për çfarë konkretisht bëhet fjalë, duke lënë hapësirë për interpretime të ndryshme mbi natyrën e “betejave” që paralajmëroi.



