Lladrovci për Kurtin: Ai e ka shef Dejona Mihalin, turpi i botës me i përmend Thaçin e Veselin

07 korrik 2025 | 22:55

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova është shprehur se kryeministri në detyrë, Albin Kurti e ka shef Dejona Mihalin.

Lladrovci u shpreh gjithashtu se është trup që ai i ka përmendur Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

“Së pari Albin Kurti nëse e keni vërejtur tha “unë e di prej përvojës”, do të thotë e di prej përvojës së vet se sa njerëz menaxhojnë në Vetëvendosje, sigurisht e ka pasur për Dejona Mihalin”.

“Do të thotë ai e ka llugë në shtëpi të vet, ai vetëm menaxher nuk është dhe saherë të ma përmend emrin Albin Kurti, për të mirë, mua nja 1 mijë vota mi humb për çdo herë në Drenas, kështuqë ai nuk më ka bërë as nder, as nuk ka bërë nderë çfarë ka folur”

“Turpi i botës është me i përmend Hashimin e Kadriun. Me thënë që ata vendosin se kush, çka me qenë. Me qenë ashtu ata kanë vendosur të jetë Enver Hoxhaj, por nuk është Enver Hoxhaj. Këtu kanë qenë dhe ia kanë lënë ta udhëheq. Me qenë me vendosë ata, është krejt temë tjetër”

“Ai e tha e kam nga përvoja, veç aty desha të ndalen, Dejona Mihalin e ka shef ai”, u shpreh tutje kryetari i Drenasi./Klankosova.tv

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, njoftoi zyrtarizimin…