Lladrovci përfundon mandatin si kryetar Bordi i Agjencisë për Zhvillim Rajonal – Qendër

28 tetor 2020 | 13:16

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, në një takim të thirrur nga Agjencioni për Zhvillim Rajonal Qendër, ka dorëzuar mandatin si kryetar Bordi i kësaj Agjencie, i emëruar nga 16 janari i vitit 2017.

Me këtë rast, kryetari Lladrovci është vlerësuar me mirënjohje nga AZHR-ja Qendër për përkrahjen e vazhdueshme dhe kontributin e dhënë si kryesues i bordit në avancimin e Agjencionit për Zhvillim Rajonal-Qendër.

Lladrovci ka falënderuar të pranishmit për bashkëpunimin që kanë pasur gjatë këtyre viteve dhe ka vlerësuar se përkrahja që i është dhënë bizneseve të Komunës së Drenasit gjatë kësaj kohe ka qenë mjaft e rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit.

Ai ka shtuar se bashkëpunimi do të vazhdoj edhe ne të ardhmen me AZHR-në, Ministrinë e Zhvillimit Rajonal dhe gjithë akterët tjerë për të përkrahur dhe mbështetur bizneset që operojnë në Komunën e Drenasit.

Lladrovci me 16 janar të vitit 2017 ka marrë kryesimin e Bordit të AZHR-së, ku janë përfshirë komunat; Prishtinë, Podujevë, Lipjan, Obiliq, Fushë Kosovë, Graqanicë, Shtime dhe Drenas.

AZHR-Qendër ka ndihmuar Komunën e Drenasit në shumë fusha e të bërit biznes. Janë mbajtur sesione informuese me të rinjtë e Drenasit për ndërmarrësi dhe vetë-punësim, përkrahja që i është dhënë fermerëve të Drenasit, sesione informuese me grat në biznes dhe fusha të tjera që kanë ndikuar drejtpërsëdrejti në krijimin e biznesit.

AZHR-Qendër, zhvillon projektet me karakter ndërkomunal dhe rajonal, si fryt i bashkëpunimit të ARDA-s dhe partneritet tjera, si dhe pjesëmarrësit kyç në hartimin dhe zbatimin e politikave dhe programeve të zhvillimit ekonomik rajonal në Kosovë.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi sot ka mbajtur një konferencë…