Lladrovci pret në takim një delegacion investitorësh potencialë

29 tetor 2020 | 14:49

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur në takim investitorët potencialë Cristophe François Darbord, Joel Jacques Jean dhe Blerim Hoxha. Takimi është mbajtur me qëllim të njohjes së ndërsjellë dhe shkëmbimit të informacioneve për aktivitetin ekonomik  dhe për mundësinë  e investimeve strategjike në Komunën e Drenasit.

Kryetari Lladrovci u ka ofruar vizitorëve një dosje me tërë legjislacionin e nevojshëm për investime strategjike dhe i ka njoftuar ata për mundësitë për investime, lehtësirat për investitorët e huaj  dhe për qasjen pozitive që kjo komunë ofron për investimet e huaja  serioze  me interes strategjik.

Pas takimit, Lladrovci u ka dhuruar vizitorëve medaljonet e punuara nga anëtaret e QPDG-së dhe pastaj vizitorët kanë bërë homazhe pranë shtatoreve të heronjve Fehmi e Xhevë Lladrovci.

Pastaj ata kanë vizituar Prekazin ku janë pritur nga kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari dhe pasi kanë bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari”, kryetari Jashari i ka njoftuar për historinë e familjes dhe luftën për lirinë e vendit.

Vizita e këtij delegacioni është përmbyllur me homazhet në Gllanasellë dhe me një drekë pune në ambientet e shtëpisë së kryetarit Lladrovci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nën masat e mbrojtjes nga pandemia dhe përmes komunikimit në…